Përgjaket dita e pavarësisë në SHBA: 6 të vrarë në paradën e 4 Korrikut në Çikago

by admin
Spread the love

Të paktën 6 të vrarë është bilanci tragjik i të shtënave me armë që ndodhën këtë të hënë në paradën e 4 Korrikut, për ditën e Pavarësisë në Çikago të SHBA.

Parada që po zhvillohej në Highland Park, u ndërpre papritur 10 minuta pasi kishte nisur, kur u dëgjuan disa të shtëna armësh.

Autoritetet e qytetit thanë se të paktën 26 persona të tjerë ndodheshin në spital.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kishin parë disa persona të gjakosur, ndërsa ishin dëgjuar rreth 20-25 të shtëna.

“Në fillim mendova se ishin fishekzjarr, nuk e kisha kuptuar që ishin të shtëna”, tha për CNN një dëshmitare e të shtënave në veri të Çikagos. “Më pas pashë njerëz të gjakosur që ulërisnin dhe iknin me vrap, atëherë e kuptova. Ishte e tmerrshme”, tha gruaja. Ishte një skenë kaotike. Provova të telefonoj familjen time dhe zbulova se ishin fshehur në një ndërtesë afër vendngjarjes”, tha një tjetër dëshmitar që po shkonte me makinë paradë, ndërsa nisën të shtënat dhe pa njerëz që largoheshin në kaos.

Festimet aktualisht janë pezulluar ndërsa zyrtarët apeluan që banorët të evitonin zonën. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë për shërbime të shumta të emergjencës në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet dhe nuk dihet as identiteti i autorit. Zyrtarët thanë se po kërkojnë për një të ri, rreth 18-20 vjeç, i konsideruar i armatosur dhe i rrezikshëm.

Ndërkohë, FBI ka mbërritur në vendngjarje dhe po bashkëpunon me policinë lokale.

You may also like