Përfundon ëndrra e Strugës, rrugëtimi evropian mbyllet në play off

by admin
Spread the love

Përfundon rrugëtimi i Strugës në fazën play-off të Conference League.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut mbyllën aventurën e tyre në Europë pasi u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë ndaj Brediablik me rezultatin 1-0 në Islandë.

Të besuarit e Shpëtim Duros u mundën me të njëjtin rezultat edhe në Ohër një javë më parë, por misioni i përmbysjes në Islandën e largët nuk u finalizua me suksesin e dëshiruar. Gjithsesi, përvoja e parë e ekipt të Duros në Europë ishte më se pozitive.

Breidablik – Struga 1-0

Shënues: Einarsson 3′

86′ – M4e fat Struga, shtylla i mohon golin e dytë Bredialbikut

56′ – Çfarë mundësie për Strugën! Radiç fare pranë portës, nuk arrin të shënojë me kokë.

3′ – E nis shumë keq ndeshjen Struga, e cila pëson që në minutën e tretë, pas një përgjumjeje të mbrojtjes. Einarsson arrin të deportojë pa kurrëfarë problem në mbrojtjen kundërshtare, duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0.

FORMACIONET ZYRTARE:


Top Channel

You may also like