Përfundon drama, Arsenal kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

by admin
Spread the love

Ishte padyshim ndër sfidat më emocionuese, në fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League, të paktën deri më tani.

Goditje e penalltive ishin vendimtare, në “Emirates Stadium”, me “Topçinjtë” e Arsenal, që nuk zhgënjyen përballë 60,257 tifozëve të pranishëm në “shtëpinë” e tyre, duke arritur në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm në Evropë, për klube.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 41’-të të saj, me “fantazistin” belg, Leandro Trossard, i cili dërgoi në rrjetë një pasim të magjishëm, të Martin Odegaard, duke krijuar “iluzionin” e një fitoreje të madhe, mirëpo gjithçka mbeti e pandryshuar deri në fundin e saj, teksa për të mësuar fituesin u nevojit goditja e penalltive, nga ku djemtë e teknikut, Mikel Arteta i shënuan të gjitha, teksa iu falën gabimeve të Ëendell e Galeno, nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Kështu, me rezultatin e përgjithshëm 2 me 1, “Topçinjtë” tashmë presin shortin e së premtes, për të mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, në UEFA Champions League, teksa deri më tani si kundërshtar mund të ketë emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona e Paris Saint-Germain.

You may also like