Përfundoi debati i Komisionit për ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar

by admin
Spread the love

Përfundoi shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar, në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për çështje evropiane. Seanca do të vazhdojë  të hënën me debatin e ndryshimeve për Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e fitimit, me procedurë të shkurtuar.

Ligjet e reja nga reforma tatimore nuk morën mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, me arsyetimin se janë të dëmshme për ekonominë e Maqedonisë.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkoska theksoi se kërkojnë debat për të arsyetuar pse është e rëndësishme të mos rritet TVSH-ja me qëllim, që siç tha, amvisëritë do të vazhdojnë të ngrohen me peleta me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor.

Ndërkaq, deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva ka treguar se as ndryshimi i parë dhe as i dyti nuk mund të miratohet ligjërisht dhe teknikisht. Ajo thekson se nëse të dyja miratohen ashtu siç janë propozuar, nuk do të bëjnë asgjë, pra dispozita nga ligji ekzistues ku do të fshihet norma preferenciale prej 5 për qind.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like