Perez nuk ndalet me Mbape, kërkon edhe Haland, te Reali ka vend për të dy

by admin
Spread the love

“Askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja”, kështu u shpreh Erling Haland kur u pyet mbi mundësinë e një transferimi te Real Madrid. Kaq mjaftoi që fjalët e biondit norvegjez të bënin xhiron në rrjet, mbi të gjitha në Spanjë.

“AS”, e përditshmja spanjolle, shkruan se nuk është i vërtetë lajmi se me transferimin e mundshëm të Kilian Mbape nuk ka vend për Haland, nuk do të thotë se me “gjelin” mbyllet merkato, përkundrazi. Fakt është gjithashtu, shton “AS”, se Haaland e ka ëndërr të vesh fanellën e bardhë. Pavarësisht se te Mancester Siti ka gjithçka i duhet, Haaland vijon të ëndërrojë për një transferim në Madrid, për këtë arsye la gjithçka të hapur me deklaratën e tij.

Që në momentin kur Haaland zbarkoi në Mançester, agjentja e tij, Rafaela Pimienta u kujdes që të kishte një dritare të hapur për t’u larguar një ditë, arriti t’i marrë Sitit një klauzolë largimi prej 200 milionë euro, kjo vetëm për ekipet jashtë Anglisë. Sigurisht që transferimi i Haland te Real Madrid nuk është aspak i lehtë, bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, por stadiumi i ri “Santiago Bernabeu” pritet të sjells afro 150 milionë euro plus sezonin e ardhshëm. Perez synon të krijojë në Madrid një sulm atomik, një dyshe Haland-Mbape për të pushtuar Evropën.

PANORAMASPORT.AL

You may also like