Përdhosi flamuri kuqezi, shqiptari mallkon autorin: Të vraftë buka

by admin
Spread the love

Ish-kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani ka denoncuar përdhosjen e flamurit kuqezi në Kollarë. Ai ka postuar në Facebook foto të flamurit me shtizën e thyer dhe ka mallkuar autorët e këtij gjesti.

Postimi i plotë i Fatmir Limanit:

“FLAMURI!

O’FLAMUR GJAK,

O’FLAMUR SHKABË.

O’VËND E VATËR,

O NËNË E BABË !

LAGUR ME LOT,

DJEGUR ME FLAGË

FLAMUR I KUQ

FLAMUR I ZI !

FORTESË SHKËMBI

T’MERR TIRANI,

S’TË TRËMB ROMANI

AS VENECIANI !

Flamuri nuk është për Qibar, por u takon Familjeve të sakrificës së madhe ngase vetë Ata, i njohin vlerën.

Mos e vendos kur s’di ta mirëmbashë dhe s’ke forcë ta mbrosh.

Por kështu ndodh kur vendoset flamuri, për t’u ngritur në pozita !

Flamuri nuk është copzë lecke e lyer me ngjyrë të kuqe, por është simbol i larë me gjakun e Dëshmorëve.

U vraft buka që kapërdini nga duarët e Atyre që flijuan jetën, për të patur pozita !

U verboftë drita e diellit të lirisë që u sollën Ata që treten në varre !

17 Dhjetor, 2021

Kollarë” shkruan ai.

You may also like