Përçarja e PPD-së në vitin 1993, flet historiani Hisni Shaqiri

by admin
Spread the love




Historiani Hisni Shaqiri, sonte në emisionin debativ në TV Shenja, mes tjerash ka folur edhe për përçarjen e PPD-së në vitin 1993.

“Aferës së përçarjes i ka paraprirë, afera e armëve. Kush e bëri, si e kanë bërë, kush ka pasë dorë, ta them në mënyrën më të sinqertë nuk e di. Por a ka qenë ndonjë shërbim, kam dyshime. Edhe e kanë bërë me qëllim të caktuar, që në fund shqiptarët t’i vënë para një akti të kryer edhe para ndërkombëtarëve t’i akuzojnë si grup terrorist. Insitucionet e shtetit punojnë në këtë drejtim. Kur nuk ke institucione në shtet, je shumë hapa mbrapa prej proceseve politike. Aty është gabim jonë që i ka paraprirë. Edhe presioni i ndërkombëtarëve që të mos hapet ndonjë vatër krize tjetër në Ballkan, përveç se sytë i kishin të drejtuar nga Kosova dhe problemet tjera që i kishin Perëndimi, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata ndërmorën masa. Kur ndërmorën masa prek qendrat e caktuara. Tash edhe Kosova kërkonte që të tregohemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Ne besojmë më shumë se sa ka nevojë”. /SHENJA/


You may also like