Përbetimet e fundit të Vuçiçit për Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç në hapje të legjislaturës së re të Kuvendit serb, duke u përbetuar me thënien se “nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

Në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ishte në rend dite.

Atë e kërkuan grupet e caktuara opozitare në Kuvendin e Serbisë.

Duke e ndëlidhur çështjen e Kosovës me luftën në Ukrainë, Vuçiç tha se “histeria e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Evropë, reflekton edhe në Serbi“. Kjo e vë Serbinë “në një situatë edhe më të vështirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

You may also like