Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, paraqitje të rrëshqitjes së dheut në Makedonska Kamenicë – Koçan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shiu i fuqishëm që e përfshiu rajonin e Makedonska Kamenicës sërish krijoi probleme përgjatë aksit rrugpr M.Kamenicë – Koçan, ku në shumë vende janë vërejtur rrëshiqtje të dheut.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë tek shoferët të kenë vozitje të kujdesshme nëpër rrugë të lagështa dhe shtuan se për shkak të rrëshiqtjeve të dheut, ekipet e tyre e sanojnë situatën në vendet më kritike.

Moti i ligë paraprakisht shkaktoi probleme edhe në rajonin e Pehçevës, ku kishte ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe rrëshqitje dheu në disa pjesë të rrugës Dellçevë-Pehçevë.

You may also like