Për pushime në Shqipëri/ Kryeministrja e Italisë, Meloni mbërrin në Vlorë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministrja italiane vjen me ftesë të Ramës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërrritur në Vlorë për të kaluar disa ditë pushime në vendin tonë.

Klan News ka mësuar se ajo është vendosur pasditen e sotme në vilën qeveritare në Vlorë së bashku me të shoqin dhe të bijën.

Meloni bashkë me familjen e saj kanë mbërritur rreth orës 17:00 në portin e Vlorës me tragetin e linjës.

Siç lajmëron gazeta “Corriere della Sera” e që konfirmohet edhe nga zyra e kryeministrit Rama, Meloni ka pranuar ftesën e tij për të pushuar disa ditë me familjen e saj në Vlorë.

Kryeministrja italiane, Meloni do të kalojë 2-3 ditë në bregdetin e jugut të Shqipërisë./tvklan.al

You may also like