Për gjashtë vite rritëm pensionin mesatar me 40% – Shqip

by admin
Spread the love

Partia në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se “e kanë rritur pensionin mesatar me 40% në vetëm gjashtë vjet”.

Nga kjo parti thonë se vazhdimisht punojnë në përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve, veçanërisht të pensionistëve.

“Nëse në vitin 2016 pensioni mesatar ishte 13.754 denarë, ndërsa sot është 19.106 denarë në vitin 2023, që është një rritje prej 40 për qind gjatë mandatit të qeverive të udhëhequra nga LSDM. Për rritjen e vazhdueshme dhe në kohë të pensioneve, së bashku me pensionistët kemi miratuar një metodologji të re me të cilën pensionet rriten çdo gjashtë muaj”.

“Me metodologjinë e re, pensionet për vetëm 18 muaj nga janari 2022 deri në shtator 2023 do të rriten për 26 për qind, ndërsa për të njëjtën periudhë e kemi rritur pensionin minimal nga 9.000 denarë në 12.500 denarë. Është një rritje dukshëm më e lartë e pensioneve krahasuar me vitet para 2016 kur -OBRM-PDUKM i rriti pensionet me një shumë të parëndësishme jashtë ligjit, fikse dhe ekskluzivisht para zgjedhjeve”, thonë nga LSDM.

Gjithashtu shtojnë se përveç rritjes së pensioneve, kanë dhënë edhe ndihmë shtesë financiare në muajt më të vështirë të krizës ekonomike botërore.

“Bashkëqytetarët tanë më të vjetër që e ndërtuan këtë shtet duhet të kenë kushte për jetë dinjitoze dhe ne si LSDM ua mundësojmë këtë dhe për këtë vazhdojmë me kujdes të vërtetë në veprim për bashkëqytetarët tanë”, thonë nga LSDM.

You may also like