Pendarovski: Të ecim përpara e të mos kthehemi në baltën dhe kënetën ballkanike

by admin
Spread the love

Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski në tubimin e mbrëmshëm deklaroi se vendi duhet të vazhdojë përpara në rrugën evropiane, e të mos kthehet në baltën dhe kënetën ballkanike në kohë të pasigurisë. Ai tha se në shtatë vitet e fundit është realizuar anëtarësimi në NATO, është përshpejtuar procesi integrues në BE, për të cilin siç tha ai fatkeqësisht sot ka ngecur për shkak të bllokadave të VMRO-DPMNE-së dhe shtoi se partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka asnjë plan për të ardhmen.

 

STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA LSDM

“Kur i pyesim se çfarë do të ndryshonin në atë pjesë, shpresoj se nuk do të ndryshonin asgjë në pjesën e identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe në pjesën e emrit dhe kodit maqedonas, çfarë do të ndryshonin dhe cilat janë marrëveshjet më të mira sipas tyre. A e dini se çfarë përgjigjen? Se ata kanë plan B, por atë plan do të na e thonë një ditë pas zgjedhjeve. Ata thonë se më 9 maj do t’ju themi, ne kemi një plan të madh për rregullimin e atyre marrëveshjeve. Mos u besoni atyre mbjellësve të mjegullës politike, sepse këto janë marrëveshjet më të mira të mundshme me të cilat ruajtëm dinjitetin e vendit”.

MARKETING



You may also like