Pendarovski fali Abdylfeta Alimin dhe katër të dënuar të tjerë

by admin
Spread the love




Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka marrë vendim për faljen e të dënuarve, ndërsa në listë është edhe emir i Abdylfeta Alimit, pjesë e sigurimit të parlamentit i cili ishte dënuar për ngjarjet e 27 prillit, për të cilin kreu i ASH-së, Ziadin Sela pretentonte se i kishte shpëtuar jetën.

Listën të cilën Pendarovski e ka nënshkruar dje, është publikuar sot në Gazetën Zyrtare. Ndërkaq, pjesë e kësaj liste janë edhe katër persona tjerë.

Personi Aleksandar Petrovski lirohet plotësisht nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj), Dimitar Mishkov (3 muaj) dhe Xhafer Nebija (5 muaj). /SHENJA/


You may also like