Pendarovski dje ka dërguar porosi deri te kabineti i Erdoganit për ekstradimin e Palevskit

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme ka dërguar porosi deri te kabineti i kolegut të tij turk Rexhep Taip Erdogan në lidhje me ekstradimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevski.

Nga kabineti i Pendarovskit nuk japin më shumë detaje për përmbajtjen e porosisë.

Presidenti Pendarovski në intervistën për “360 gradë” të hënën tha se gjatë ditëve të ardhshme mendon t’i dërgojë porosi presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ekstradimin e Lupço Palevskit si i dyshuar kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

MARKETING



You may also like