Pellegrini: Topi peshonte shumë, por gjatë penalltisë nuk mendova asgjë

by admin
Spread the love

Pas barazimit në Udine, kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, foli për mikrofonat e DAZN. Ai u ndal kryesisht te ndjesia që kishte për penalltinë në fundin e lojës, si dhe për përformancën e ekipit.

“Ai top peshonte shumë. E dinim se nuk do të ishte një ndeshje e lehtë. Kur ne kthehemi nga një ndeshje në Conference League, gjithmonë sfidën e radhës bëjmë një hap fals. Nuk shkoi ashtu si e prisnim, po nuk u dorëzuam deri në fund. Një pikë”.

MENDIMET TE PENALLTIA-  “Nuk mendova asnjë gjë. Zgodha një kënd ku do ta godisja dhe e çova topin aty. Kështu duhet bërë në shumë raste, edhe më Juventusin, ku duhet të shënoja gol dhe të mos mendoja për asnjë gjë tjetër”.

NERVOZIZËM- “Nuk kishte nervozizëm nga ana jonë. Bëmë disa gabime kur kishim topin dhe nuk i dhamë intensitet lojës. Duhej më shumë intensitet gjatë kontrollit të topit për të gjetur edhe zgjidhje, sepse mes linjave nuk kishte asnjë hapësirë për të luajtur. Ata ishin mbyllur të gjithë pas”. /oversport.tv

You may also like