Pedagogët ngrihen në protestë: Pa rritje pagash nuk nis viti akademik, ja kërkesat e tyre

by admin
Spread the love

Stafet akademike dhe administrative të universiteteve po zhvillojnë sot një protestë 1 orëshe, e cila vjen si paralajmërim ndaj qeveris për rritjen e pagave.

Protesta zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në orën 10:00.

Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat:

“Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.

Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%

Rritja e financimeve për kërkime shkencore

Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë

Pagesa e vjetërsisë në punë

Pagesë për orët e shtesë

Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.”-thuhet në kërkesë.

You may also like