PDK e LDK s’e shohin vetën në protesta, thonë se veprimet e tyre do të jenë institucionale dhe ligjore

by admin
Spread the love

Partitë opozitare në vend kanë akuzuar qeverinë Kurti për vazhdimin e pagesës së energjisë elektrike për komunat në veri të vendit. Thonë se Komisioni për Ekonomi i ka dhënë afat Qeverisë që brenda gjashtë muajve të japin një zgjidhje për këtë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa mbajtjen e
protestës kundër shtrenjtimit të energjisë, PDK e LDK e konsiderojnë si të
drejtë, ndonëse asnjëra nuk e kanë konfirmuar nëse do të jenë pjesëmarrës në
to.

Deputetja e LDK-së,
Hykmete Bajrami thotë për Ekonomia Online, se kjo është kauzë qytetare dhe se kjo
parti nuk ka dashur ta politizojë këtë çështje.

“Kjo është kauzë
qytetare. LDK-ja nuk ka dashur të politizojë një çështje të tillë. Kjo është çështje
që ka prekur të gjithë qytetarët e vendit. Protestat të cilat organizohen nga
kushdo qoftë shoqëria civile apo partitë e tjera politike do të ketë qytetarë
të cilët janë simpatizues dhe votues tonë që sa vite të cilët dalin dhe
kundërshtojnë këtë vendim. LDK-ja nuk do të merret me organizimin e protestave.
Jemi parti që jemi në parlament dhe rruga jonë është institucionale”, tha ajo.

Mes tjerash, ajo
shtoi se Qeveria duhet të jetë më prokative në masa të ndryshme ekonomike të
cilat duhet t’i formulojë dhe të ketë dialog social e diskutim të hapur me
komunitetin e biznesit.

Ndërsa deputeti i
PDK-së, Ferat Shala tha se mënyra e protestës së PDK-së do të jetë
institucionale dhe ligjore.

“PDK dhe i tërë elektorati jonë kemi qenë dhe jemi të qartë që këto janë veprime të dëmshme dhe mënyra e protestës sonë do të jetë institucionale dhe transparente  e ligjore që ky proces të zbardhet”, tha Shala.

You may also like