PD e Sarandës sulmon Komisionin e Rithemelimit: Po zhvillon zgjedhje farsë, ky proces përjashtues po përçan demokratët

by admin
Spread the love

Dega e Partisë Demokratike në Sarandë, ka sulmuar Komisionin e Rithemelimit, pasi thotë se zgjedhjet që po bëhen në këtë degë janë të njëanshme dhe përjashtuese.

Në deklaratën për media, Dega e Sarandës shprehet se procesi i zgejdhjeve në sarandë, po i përçan edhe më shumë demokratët, pasi në të gjithë mbledhjet e pretenduara se janë realizuar në seksione dhe grupseksione mungojnë listat emërore të anëtarve pjesëmarrës, si dhe firmat e tyre përkatëse.

DEKLARATË

“Partia Demokratike Dega Sarande denoncon proçesin e zgjedhjeve në forumet e Partisë Demokratike të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit si një proçes fars, i njëanshëm, përjashtues e fiktiv. Ky proçes përjashtues nuk i shërben bashkimit të demokratëve në bazë, qëllimit dhe misionit që ka Partia Demokratike. Mënyra anti-statutore se si po organizohet ky proçes, fryma e përçarjes që po përcjell në bazë po e zvogëlon çdo ditë e më shumë Partinë Demokratike”.

KONKRETISHT:
Në të gjitha mbledhjet e pretenduara se janë realizuar në seksione dhe grupseksione mungojnë listat emërore të anëtarve pjesëmarrës si dhe firmat e tyre përkatëse.

Në asnjë mbledhje seksioni apo grupseksioni nuk është zbatuar parimi 1 anëtar një votë, pra nuk janë përdorur fletë votimi dhe nuk ekzistojnë fletë votimi.

Na rezulton se nuk janë njoftuar anëtarët e seksioneve dhe grupseksioneve sipas listës totale të anëtarësisë.

Në shumicën e proçes-verbaleve të mbledhjeve të pretenduara rezulton se nuk janë firmosur nga anëtarët e komisioneve përkatëse, proçes-verbalet rezultojnë të plotësuara në shumicën e rasteve nga i njëjti shkrim, ka raste që rezultojnë anëtar të komisionit të votimit të zgjedhur si Kryetar apo Sekretar seksionesh.

Në këtë proçes është anashkaluar organi statutor që organizon zgjedhjet që është Kryesia aktuale e degës.

Për sa më siper dega e PD Sarande e konsideron proçesin NUL , të papranushëm dhe kërkon ndërprerjen e këtij proçesi të njëanshëm dhe përjashtues”, thuhet në deklaratë.

You may also like