Pazzini: Fitore ndryshe kjo ndaj Atalantës, Milani dha sinjal pjekurie të madhe

by admin
Spread the love

Milani triumfoi 2-0 kundër Atalantës dhe tashmë i duhet një pikë kundër Sassuolo në ndeshjen e fundit për të siguruar matematikisht titullin e 19-të kampion.

Giampaolo Pazzini, ish-sulmuesi i Milanit, foli pas ndeshjes për DAZN dhe theksoi se kuqezinjtë me këtë triumf dhanë një sinjal pjekurie.

“Milani e di mirë se kjo ishte fitore ndryshe nga të tjerat, që ushtron presion edhe tek Interi. Kuqezinjtë e të drejtë po festojnë ndryshe nga herët e tjera.

Atalanta ishte një pengesë e vështirë. Në momentin më të mirë të Atalantës u shënuar edhe supergoli i Theo Hernandez, që e mbylli ndeshjen. Milani dha një sinjal pjekurie të madhe”, deklaroi Pazzini. / oversport.tv

You may also like