Pavarësisht premtimeve, bota po ndërton ende industri qymyri

by admin
Spread the love

Bota është ende duke zhvilluar energji të re të qymyrit, pavarësisht se është lënda djegëse fosile më ndotëse, pas premtimeve për të hequr gradualisht qymyrin dhe pavarësisht marrëveshjeve që të gjitha stacionet e qymyrit duhet të mbyllen deri në vitin 2040.

Këto janë përfundimet dënuese të një raporti nga OJQ-ja Global Energy Monitor (GEM) me bazë në Kaliforni, e cila gjurmon projektet energjetike në mbarë botën.

Pothuajse të gjitha projektet të qymyrit janë në Kinë, tha GEM.

Bota tashmë ka rreth 2,100 gigavat (GW) kapacitet tashmë, ndërsa një kapacitet shtesë prej 176 GW qymyri është në ndërtim e sipër në më shumë se 189 impiante, dhe 280 GW të tjera janë planifikuar.

Kapaciteti global për të djegur qymyr u rrit me 19.5 gigavat vitin e kaluar, mjaftueshëm për të ndriçuar rreth 15 milionë shtëpi.

Kjo rritje prej 1% vjen pikërisht kur bota duhet të tërhiqte flotën e saj të qymyrit katër herë e gjysmë më shpejt për të përmbushur qëllimet klimatike, thuhet në raport.

“Me këtë ritëm, kalimi nga qymyri ekzistues dhe ai i ri nuk po ndodh aq shpejt sa për të shmangur kaosin klimatik,” tha Flora Champenois, autorja kryesore e raportit.


Top Channel

You may also like