Paulo Bento: Brazili favorit, por në një ndeshje teke edhe ne kemi shanset tona

by admin
Spread the love

Trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Brazilit, e vlefshme për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, Katar 2022. Tekniku portugez është ankuar për kohën e pakët që skuadra e tij ka patur në dispozicion për të përgatitur ndeshjen.

“Është diçka çnjerëzore, FIFA u krijon kështu kushte më të vështira atyre që kanë më pak mundësi për të fituar. Të luash kundër Brazilit, që është favoriti kryesor për fitimin e trofeut është diçka e vështirë, por me këto pengesa bëhet akoma më shumë.

Do të tregohesha hipokrit nëse do të thoja që është më mirë të luash kundër Neymar, sesa pa të në fushë, por për të qenë i sinqertë preferoj që të luajnë gjithmonë lojtarët më të mirë.

Brazili ka shumë shanse për kualifikim, ne më pak, por në një ndeshje teke kemi më shumë mundësi. Nuk kemi çfarë të humbasim, por vetëm mund të fitojmë. Duam të japim imazhin e një skuadre që ka dëshirë të konkurrojë deri në fund”, ka thënë Paulo Bento. / Oversport.tv

You may also like