Patentimi i ri nga Nintendo tregon ndryshimet në dizajn të bëra në Switch 2

by admin
Spread the love

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar, raportimet për një konsolë të re Nintendo kanë bërë xhiron e internetit prej shumë kohësh. Shumë njerëz të brendshëm të industrisë janë të bindur se Nintendo ka punuar në heshtje për një pasardhës të hibridit të saj jashtëzakonisht të suksesshëm për disa vite në këtë pikë, me disa që madje besojnë se konsola e ardhshme e gjigantit japonez mund të jetë në duart e lojtarëve që në fillim të vitit të ardhshëm.

Sa i përket pamjes së konsolës së re, ka shumë teori që qarkullojnë në internet. Disa pretendojnë se Switch 2 do të fokusohet në fuqinë dhe jo në lehtësinë e mbajtjes në mënyrë që të konkurrojë me PlayStation dhe Xbox, ndërsa të tjerë po raportojnë se do të jetë një hibrid lehtësisht i mbajtshëm ashtu si paraardhësi i tij.

Megjithatë nga një patentim i ri i publikuar në tetor të këtij viti mund të gjejmë më tepër detaje rreth dizajnit të konsolës së re. Në këtë aplikim gjenden 4 vizatime të cilat shfaqin ndryshime të mëdha nga Switch origjinal.

Fillimisht, përdoruesit nuk do të kenë më Joy-Cons në pajisjen e re, por thjesht një analog në anën e majtë dhe 4 butonat e tjerë në të djathtën. Gjërat bëhen dhe më interesante në pjesën fundore të pajisjes, ku lojtarët tani do të gjejnë butonin Home. Sipas përshkrimit të patentës, arsyeja për ta zhvendosur këtu është se lojtarët rrallë do të kenë nevojë ta përdorin atë gjatë sesioneve të lojës, duke lejuar kështu Nintendo të lirojë hapësirë në pjesën e përparme të pajisjes. Sipërfaqja e poshtme është gjithashtu vendi ku lojtarët do të gjejnë portën USB të konsolës (54), altoparlantët (55 dhe 56) dhe një buton për kapjen e screenshots apo regjistrimet e lojës (44).

Pjesa e sipërme e kësaj pajisjeje nuk është shumë e ndryshme nga Switch origjinal, me ndryshimin e vetëm kryesor që është pozicioni i butonave të volumit dhe të energjisë që janë ndërruar. Ka ende një hapësirë 3.5mm për kufjet dhe një hapësirë për SD card. Në aplikimin për patentim përmendet se konsola përdor një ekran me prekje me ndjeshmëri ndaj niveleve të ndryshme të presionit, kështu që është e mundur që lojërat për pajisjen e re të dizenjohen duke patur në mendje këtë shërbim të ri.

You may also like