Pasojat apokaliptike të stuhisë “Daniel” në Libi – Shqip

by admin
Spread the love

Isam Abu Zeribe, ministri i brendshëm i qeverisë lindore të Libisë, tha se janë gjetur trupat e më shumë se 2000 personave që humbën jetën për shkak të reshjeve të dendura në qytetin Derna dhe ku numri i të zhdukurve ka arritur në 7000.

Ebu Zeribe e tha këtë në një deklaratë për televizionin AlHadath.

Një anëtar pa emër i Dhomës së Përfaqësuesve të Tobruk tha për Anadolu se më shumë se 2,000 njerëz humbën jetën vetëm në qytetin e Derna.

Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar në Libi, Abdulhamid Dibeybe, ka bërë të ditur se janë shpallur tre ditë zie për të vdekurit nga përmbytjet në atë vend.

Stuhia “Daniel”, e cila goditi Mesdheun qendror, ka prekur qytetet libiane Bengazi, Beida, Merck, Susa dhe Derna.

Autoritetet në Libinë lindore kanë marrë një sërë masash, duke përfshirë pezullimin e orëve të mësimit në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, mbylljen e dyqaneve dhe shtetrrethimin, në përgjigje të stuhisë apokaliptike. /tesheshi.com/

You may also like