Pasi u dogj mundësia Bremer, Interi fokusohet te Nikola Milenkovic  

by admin
Spread the love

Interi humbi dy objektivat kryesorë të merkatos Dybala dhe Bremer brenda dy ditësh. Megjithatë, Beppe Marotta nuk është demoralizuar dhe po punon për të përforcuar mbrojtjen e zikaltërve.

Pasi u dogj mundësia Gleison Bremer, tashmë Interi është hedhur totalisht në sulm për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, mjaftojnë vetëm 15 milionë euro që Milenkovic të veshë fanellën zikaltër.

Kontaktet mes palëve kanë kohë që po zhvillohen, por Interi ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare. Marotta po monitoron gjithashtu nga afër edhe Acerbin dhe Merih Demiral. /oversport.tv

Foto: ACF Fiorenitna, Facebook

You may also like