Pasi Lori Hoxha e largoi nga TCH, Arbana i hakmerret, bëhet pjesë e televizionit rival

by admin
Spread the love

Megjithëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej disa muajsh, duket se ndryshimet e personazheve të ekranit ende nuk kanë përfunduar.

Arbana Osmani, moderatorja historike e Top-Channel, që prej përfundimit të sezonit të shkuar të BBV, ka qëndruar larg ekranit duke iu dedikuar biznesit të saj.

Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndësa nuk dihen detajet e projektit.

Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky ‘kalim’ i Arbanës nga “Top-Channel” në “TV Klan”, por nëse është kështu, moderatorja do të ketë ‘fatin’ e moderatores Luana Vjollca, e cila po ashtu u largua nga “Top-Channel”.

Meqë përmendëm edhe Luanën, vetëm pak ditë më parë, moderatorja postoi një Instastory, ku dukej të ishte për Arbana Osmanin, e shprehej se “karma meriton një gëzuar”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi.

Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”? Mbetet ta shohim në vijim…

You may also like