Pasardhësi i Klopp te Liverpooli? Xabi Alonso: Dua të jem i sinqertë…

by admin
Spread the love

Xabi Alonso dhe Roberto De Zerbi janë dy emrat që përfliten për të zëvendësuar Jurgen Klopp në stolin e Liverpoolit. Gjermani njoftoi sot largimin nga The Reds në fundin e sezonit.

Dhe menjëherë shtypi anglez ka filluar të flasë për trajneri e ri të skuadrës historike angleze. Xabi Alonso është në “pole”.

Spanjolli, një trajner modern që praktikon një futboll argëtues, po udhëheq Bayer Leverkusen drejt titullit të parë në histori në Gjermani.

Liverpoolin e njeh shumë mirë, pasi 42-vjeçari veshi për pesë sezone fanellën e kuqe (2004-2009). Në lidhje me mundësinë e rikthimit në Anfield, trajneri i “Aspirinave” u shpreh:

Të jem i sinqertë, për momentin unë nuk duhet të mendoj për hapin tim të ardhshëm në karrierë. Jam në vendin e duhur dhe mendoj vetëm për Leverkusenin.

Kjo është gjithçka që mund të them në lidhje me këtë çështje. Për momentin më intereson të luajmë mirë dhe të fitojmë të shtunën përballë M’Gladbach.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk më intereson fare në këto momente kjo çështje”, thekson Xabi Alonso, i cili komentoi edhe lajmin e largimit të Klopp nga Liverpooli në verë.

U befasova, ishte një lajm surprizues. Respekti dhe admirimi im për të thjesht rriten gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve. Jo vetëm për atë që ka arritur me Liverpoolin, por edhe për mënyrën se si e ka bërë”.


Top Channel

You may also like