Pas sherrit e divorcit, Princ Leka feston ditëlindjen me të bijën: I bekuar me dashurinë e saj

by admin
Spread the love

Princ Leka festoi 42-vjetorin e lindjes dhe ndyshe nga vitet e tjera, kjo ditë e gjeti atë mes proceseve gjyqësore me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

Përtej trazirave të fundit në jetën e tyre që bënë bujë në opinionin publik, ai ka zgjedhur që këtë ditë ta kalojë krah vajzës së tij, Princeshë Geraldinë. Princ Leka gjithaahtu ka ndarë një video teksa duket bashkë me të bijën.

“I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time,”-shkruan Princ Leka në videon e ndarë në rrjetet sociale.

Pas divorcit që vjen pas 7 vitesh martesë dhe rreth 15 vitesh lidhje dashurie, Princ Leka po shijon romancën me fotografen 26-vjeçare Blerta Celibashi.

Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin.

 

The post Pas sherrit e divorcit, Princ Leka feston ditëlindjen me të bijën: I bekuar me dashurinë e saj appeared first on NTV.

You may also like