Pas rëndesës emocionale Fifi flet hapur me Arjolën – Shqip

by admin
Spread the love

21:14 | 3 Nentor 2021

Atmosfera në shtëpi nuk është më e mira e mundshme pas debateve të shumta mes Granitit dhe banorëve.

Krisja mes tij dhe Fifit e ka mërzitur tejet shumë këngëtaren e cila edhe është përlotur.

E rënduar emocionalisht ajo ka zgjedhur të flasë me banorët që i ndjen më të afërt.

Arjola ka tentuar ta qetësojë gjendjen e saj duke i thënë, “Gjërat nuk bëhen me imponim. Ti nuk e ke penalizuar atë dhe as ai nuk e them dot kurrë që mund të të ketë përdorur”.

Fifi shfrytëzoi edhe rastin të diskutonte me Arjolën për një plagë të vjetër zemre, “Ti e di që unë kam një person jashtë me të cilët jam dashuruar. Por unë nuk mund të jem dot kurrë me të. Ai është personi që më rregullon humorin”.

You may also like