Pas ndarjes nga Sara, Ledri anulon koncertet, ky postim i thotë të gjitha

by admin
Spread the love

Reperi kosovar, Ledri Vula, kohët e fundit ka qenë mjaft i përfolur në mediet rozë, për shkak të aludimeve të shumta për një krisje të tij me partneren, Sara Hoxha.

Për këto lajme, ai nuk ka reaguar asnjëherë, edhe pse është tepër aktiv në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ai ka habitur ndjekësit, pasi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka lajmëruar ndjekësit e tij në Norvegji që koncerti është anuluar.

“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet, shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar Ledri.

Arsyeja se pse është anuluar ky koncert nuk dihet ende.

You may also like