Pas humbjes në Festivalin e RTSH-së, nëna dhe modelja Oriola Marashi e shoqërojnë Albanin – Shqip

by admin
Spread the love

23:57 | 29 Dhjetor 2021

Sonte është mbajtur nata finale e edicinoit të 60-të e Festivalit të Këngës së RTSH-së.

Ky edicion ishte i mbushur me shumë konkurentë, por dy nga ta ishin favoritë, shkruan lajmi.net.

Alban Ramosaj me këngën ‘Theje’ dhe Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ patën një garë të ngushtë mes vete.

E ajo që rrëmbeu këtë edicion ishte Ronela Hajati. Pak më parë ajo u shpallë fituese dhe do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovison 2022’.

Pas mbrëmjes së sotme mbështetje e Albanit ishte nëna e tij dhe modelja e njohur dhe mikja shumë e afërm e familjes Ramosaj, Oriola Marashi.

Ato shihen afër Albanit i cili nuk arriti të fitojë festivalin por kënga e tij është pëlqyer shumë.

Kujtojmë se mbrëmë gjatë performancës së tij live në Festivalë, ishte Beatrixa motra e tij ajo të cilës iu mundësua ta ndjekë atë pasi ndodhet e izoluar në shtëpinë e Big Brother VIP./Shqip/


You may also like