Pas dy dekadash, me një VKM jepet shpërblim për punonjësit e burgjeve

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Shpërblim për policët e burgjeve. Është ky vendimi që është marr në ditën e fundit të vitit nga Këshilli i Ministrave.

Ky shpërblim për punonjësit e policisë në burgje, vjen për herë të parë pas dy dekadash. Sipas VKM së miratuar janë 4.244 punonjës të burgjeve në të gjithë vendin, që do të përfitojnë 100% të pagës shpërblim, ndërsa drejtuesit 80%.

‘Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sistemi të burgjeve do të përballohen nga fondi për pagat e personelit të miratuar në buxhetin e vitit 2021, në programin ‘Sistemi i burgjeve’ si dhe nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2021, në vlerë 209 000 000 lekë.’- thuhet në vendim./Opinion.al

 

You may also like