Pas divorcit me Kim Kardashian, Kanye West në gjendje të rënduar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kim Kardashian është zyrtarisht beqare!

Pas divorcit me Kanye West, fansat kanë vënë re se 41 vjeçarja, themeluese e SKIMS, ka bërë një ndryshim të madh në llogaritë e saj në rrjete sociale.

Të enjten, fansat kapën se Kim kishte hequr mbiemrin e saj “West” nga Twitter dhe Instagram.

Në llogaritë e saj, ajo tani thjesht mban emrin e saj të vajzërisë, “Kim Kardashian”.

Vendimi i Kim për të ndryshuar emrin e saj në mediat sociale vjen pasi ajo u shpall ligjërisht beqare dhe gjykatësi miratoi kërkesën e saj për të hequr “West” si mbiemrin e saj ligjor.
Teksa Kim nxitoi për të hequr mbiemrin e tij nga rrjetet sociale, Kanye duket se është në një gjendje të rënduar emocionale.

Reperi ka publikuar në Instagram një foto ku shkruhet me shkronja të mëdha fjala “DIVORC”, ndërsa me shkronja të vogla shpjegon se si kjo e ka bërë të ndihet.

“Divorci të bën ndihesh sikur po mbytesh. Divorci të bën të ndihesh sikur nuk merr dot frymë. Divorci të bën të ndihesh sikur po të rrahin në supermarket. Divorci të bën të ndihesh sikur po vrapon mes një muri prej xhami. Ti nuk je më ti”, shkruhet mes të tjerash në postim.


You may also like