Pas 35 viteve – djemtë e legjendave të humorit në Kosovë rikthejnë “Treshi Përsheshi” – Shqip

by admin
Spread the love

22:55 | 19 Dhjetor 2021

Foto: Instagram

Djemtë e legjendave të humorit në Kosovë, të ndjerit Rasim Thaçi-Cima e po ashtu edhe Ibrahim Krajkovës së bashku me atë të aktorit Sevdai Rodogoshi, Artan Thaçi, Bekim Krajkova e Shkumbin Radogoshi, kanë nisur xhirimet e projekteve të reja, ku do t’iu sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.

Kështu kanë bërë të ditur të njëjtit përmes disa postimeve që kanë ndarë në rrjete sociale.

‘Qumili’ ka shprehur gjithashtu emocionet për këtë ribashkim të miqve të tij në mënyrë që të rikthehen komeditë e kohërave të arta, por kësaj radhe nga ‘juniorët’.

Projekti, i cili pritet të publikohet së shpejti, ka marrë reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, raporton telegrafi.

“TRESHI PËRSHESHI Junior’s. Rreth 35 vite më parë në muajin dhjetor të vitit 1986 filloj së punuari treshja e famshme. Pas 35 viteve djemtë e legjendave së bashku. Tradita vazhdon”, thuhet në një postim të ndarë në Instagramin e Rasim Thaçit-Cimës.

Theksojmë që në dhjetor të vitit 1986 ishte formuar “Treshi Përsheshi” nga Cima, Leci e Qumili, e pikërisht në këtë kohë, dhjetor 2021, është formuar “Treshi Përsheshi – Junior”.

Djemtë, që tanimë kanë filluar ta ndjekin rrugën e baballarëve, kanë sjell nostalgji tek publiku me fjalët se ‘Legjendat nuk harrohen kurrë’.

Duhet kujtuar që Cima vdiq në marë të këtij viti si pasojë e komplikimeve me COVID-19, kurse Leci ndërroi jetë disa vite më parë.

You may also like