Partneriteti me Nismën, Kosovës do t’i sjellë fitore – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kolegë, kanë marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Nismas Socialdemokrate.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se partneriteti me këtë parti i nënshkruar javë më parë do t’i sjellë fitore vendit.

“Gëzuar 10-vjetorin e themelimit, Nisma! Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj, transmeton KlanKosova.tv.

“Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës”.

10-vjetori i Nisma Socialdemokrate

You may also like