Partizani përgatitet për Conference League, por largimet po shqetësojnë

by admin
Spread the love

Partizani po bëhet gati për të nisur aventurën në Conference League, pasi arriti të kualifikohej në Kupat e Europës falë pozicionimit në Superiore. Megjithatë, sipas asaj që raporton “Panorama Sport” një eksod pritet të ndodhë te “Demat” përpara se të nisë faza kualifikuese.

Lojtarët e shumtë që kanë ardhur në huazim nga ekipet e tjera te të kuqtë, pritet edhe të largohen. Kështu Estat Mala, Albion Marku dhe Sherif Kallaku do të lënë sërish të kuqtë, ndërsa nuk do të kenë mundësinë të aktivizohen me Partizanin në Conference League.

Kartoni i tyre është i papërballueshëm nga “Demat” dhe për rrjedhojë janë të detyruar të gjejnë përforcime të tjera. Përveç këtyre, largime të tjera të rëndësishme mund të jenë edhe Junior, Kote e Liço. Për rrjedhojë, Partizani është sërish i detyruar të ndërhyjë fuqishëm në merkato për të riformuar ekipin. /oversport.tv

You may also like