Partizani nis aventurën europiane, trajneri Mehmeti zbulon formacionin. Dy prurjet e merkatos titullarë!

by admin
Spread the love

Partizani nis aventurën europiane teksa të kuqtë luajnë në turin e parë të Conference League ndaj Saburtalos në Gjeorgji.

Kryeqytetasit janë favoritë në letër për të kaluar më tej, ndërkohë që së fundmi trajneri Dritan Mehmeti ka zbuluar edhe formacionin titullar.

Kështu, bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e dy prurjeve të merkatos, Atanaskoski dhe Hoti, teksa në mungesë të Alban Hoxhës në portë, një fanellë titullari i është besuar Aldo Teqjes. Në sulm luan Cara me Skukën, ndërsa në mesfushë Matondo, Rrapaj dhe Murataj.

Formacioni zyrtar:

Saburtalo: Megrelishvili, Choduneli, Kakubava, Jgerenaia, Gocholeishvili, Mioc, Kardava, Tabatadze, Guliashvili, Sikharulidze, Nanikashvili
Trajner: Lasha Nozadze

Partizani: Teqja, Atanaskoski, Belica, Bitri, Hadrpj, Murataj, Matondo, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka
Trajner: Dritan Mehmeti


Top Channel

You may also like