Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

by admin
Spread the love

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ashtu siç ishte përcaktuar edhe më herët, mbledhja nisi në orën 17:00, ku i pranishëm është Rama bashkë me socialistët e tjerë.

Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe. Sipas informacioneve, në këtë mbledhje do të vendoset e cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë për kryetarë të degëve të PS në 61 bashki

Kujtojmë se sot Rama bëri me dije se interes për të aplikuar për këto poste kanë shprehur 561 kandidatë. Ndërkohë, në shkallë vendi, 33.2% është pjesëmarrja e vajzave dhe grave.

You may also like