Parisi dhe Reali ndjekin Kilian Mbappe, por ylli po kalon kohë me Kim Kardashian

by admin
Spread the love

Seriali “Kilian Mbappe” po “vazhdon” por ai po shijon pushimet jashtë Europës.

Paris Saint-Germain po e shtyn atë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës deri në vitin 2025, ndërsa po shkruajnë se Real Madridi ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me të. 

Nga ana tjetër, Kylian Mbappe ishte për disa ditë me pushime në SHBA dhe ishte i ftuari i Michael Rubin në festën e bardhë të 4 korrikut në Hamptons.

Kampioni francez i botës veshi të bardha në festën ku të ftuar ishin Justin dhe Hailey Bieber, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, Jay-Z dhe Beyoncé, Emily Ratajkowski, Kevin Hart, Winnie Harlow.

Aty ka qenë edhe Kim Kardashian me të cilën është fotografuar Kylian Mbappe dhe sipas raportimeve janë takuar disa herë gjatë mbrëmjes.


Top Channel

You may also like