Parashikimi i motit 3 shtator 2022, rritje e lehtë e temperaturave

by admin
Spread the love

Orët e para të ditës, do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites, vranësirat të shtohen më shumë në zonat malore, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e detit të Zi dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu, por herë pas here reshjet do të jenë edhe në formë rrebeshi.

Gjithashtu, me mot të paqëndrueshëm mbetet dhe Europa Veriore.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit, parashikohet të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferik do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës përgjatë gjithë 24_orëshit, ku pritet që orët e para të ditës të jenë me orët të shumta me diell.

Ndërsa pas mesdite priten kalime të lehta në të gjithë vendin por nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, kryesisht në zonat Verilindore, do të jenë më të dukshme vranësirat.

Po ashtu, dhe në vijim MV do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

You may also like