“Paqe” në Napoli-Milan! Nuk ka pasur fitues në ndeshjen më të madhe të javës së Serisë A

by admin
Spread the love

Napoli-Milan dhuruan spektakël në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në sfidën e javës së dhjetë të Serie A që u mbyll me barazimin 2-2.

Pjesa e parë foli më shumë për “kuqezinjtë”, me sfidën që u zhbllokua në minutën e 22’, me Giroud që realizoi pas asistit të Pulisic. Në minutën e 31’ pas asitit të Calabria sërish Giroud realizoi nga ajri dhe dyfishoi avantazhin e “Djallit”.

Fraksioni i dytë anoi për kampionët në fuqi të Serie A, me Napolin që rihapi sfidën në minutën e 50’ me Politanon, që shënoi pas një kalimi të bukur. Ndërkohë në minutën e 63’ Raspadori realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2, me Napolin që renditet në vend të katërt me 18 pikë, teksa Milan që merr barazimin e parë sezonal renditet në vend të tretë me 22 pikë.


Top Channel

You may also like