Paqe e përhershme apo luftë botërore? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm turk – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan thotë se bota duhet të veprojë për t’i dhënë fund mizorisë së Izraelit në Gaza, duke akuzuar shtetin hebre për shënjestrimin e civilëve në enklavën e rrethuar.

“Izraeli synon civilët edhe në spitale dhe vende adhurimi. Çdo qenie njerëzore me ndërgjegje duhet të veprojë për t’i dhënë fund këtij brutaliteti. Ne duhet të veprojmë së bashku dhe në harmoni.

Ajo që po kryejnë forcat okupatore izraelite është ndëshkimi kolektiv i të gjithë banorëve të Gazës. Populli i Gazës nuk mund të detyrohet të largohet nga atdheu i tyre.”

Hakan Fiden thekson se e vetmja mënyrë për t’u kthyer nga gremina është zgjidhja përfundimisht e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

“Jemi në një pikë kthese në histori. Ose do të arrijmë paqe të qëndrueshme ose do të shpërthejë një luftë botërore. Ftojmë të gjitha palët, pjesëmarrëse rajonale dhe ndërkombëtare, të dëgjojnë zërin e arsyes. Dhe ata që inkurajojnë Izraelin të vazhdojë krimet e tij janë gjithashtu përgjegjës. Nëse nuk veprojmë shpejt, ditët e zeza po vijnë”.

“Izraeli duhet të kuptojë se nuk mund të arrijë paqen dhe sigurinë përmes dhunës. Fitorja e sotme mund të çojë në humbjen e së nesërmes. Zgjidhja e vetme është krijimi i një shteti të pavarur palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, tha Fidan. /tesheshi.com/

You may also like