Pamje të rënda/ 19-vjeçari qëllon me armë tre herë pas shpine taksistin dhe e grabit! Ja çfarë i tha i riu teksa largohej

by admin
Spread the love

Një 19-vjeçar, i cili u arrestua pasi qëlloi tre herë pas shpine një taksisti 44-vjeçar dhe më pas e grabiti, ka bërë bujë në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë 44-vjeçari ndalon në vendin ku 19-vjeçari i kërkoi dhe e informon se kanë mbërritur në destinacion. 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai qëllon tre herë.

Pasi e vret, 19-vjeçari ulet tek sedilja e parë duke kërkuar para në taksi dhe ndërkohë që taksisti po rënkonte, ai e gjuan në fytyrë dhe i thotë “nuk duhet t’i besosh të gjithëve”.

Nga hetimet e policisë u zbulua se 44-vjeçari, kur është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, ka shprehur mospëlqimin që ai kishte vendosur maskë në fytyrë. “Jam i sëmurë, prandaj e kam veshur”, i tha 19-vjeçari. Taksisti i thotë se “askush nuk do t’ju marrë nëse mbani maskë”, ndërsa i riu e pyet: A duhet t’i lini njerëzit në rrugë në një mot të tillë? Është acar.

44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë u nënshtrua plagëve të marra, siç njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.

Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçaren. Në banesën ku u arrestua u gjetën arma, karikatorët dhe paratë që kishte vjedhur. Në deklaratën e tij të parë, 19-vjeçari dyshohet se ka thënë se nuk ka hyrë në taksi me qëllim grabitjen, por se ajo që ka ndodhur, ndodhi spontanisht.

 


Top Channel

You may also like