Paloka për kandidatët në zgjedhjet lokale: Vetë Berisha do jetë negociator, nga sot do nisim kontaktet me aleatët, për protestat janë marrë vendimet e duhura

by admin
Spread the love

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka deklaroi sot se do të nisin menjëherë kontaktet me aleatët për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Paloka tha se pas miratimit të rregullores për primare, do të vijojnë bisedimet me alaatët dhe se vetë kreu i PD-së z. Berisha do të jetë negociatori kryesor.

Menjëherë pas sot meqenëse ishte procesi i miratimit të rregullores pengesë, do të fillojnë kontaktet me aleatët me të cilët do të bashkërendohet puna. Detajet se si do veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t’iu lihet një zonë e lirë, do të përcaktohen gjatë bisedimeve. Sot mbyllëm rregulloren, të gjitha këto do të përcaktohen në ditët në vazhdim. Besoj që vetë kryetari i PD do të jetë negociatori kryesor, z. Berisha”, tha Paloka.

I pyetur nëse është vendosur për aksionin opozitar dhe protestat, ai deklaroi se janë marrë vendimet e duhura.

“Është një çështje që ishte në rëndin e ditës, u diskutua dhe u morën dhe vendimet e duhura që ju do t’i merrni vesh në momentin e përshtatshëm”, tha Paloka.

Sa i përket bashkëpunimit me deputetët e tjerë të PD-së, ai tha se janë të mirëpritur.

“Deputetët e PD-së janë deputetë të PD-së kudo qofshin. Janë zgjedhur nga anëtarësia e PD-së. Janë të mirëpritur në çdo moment dhe sigurisht janë të barabartë me pjesën tjetër, nuk ka asnjë ndarje mes nesh”, u shpreh Paloka.

You may also like