Palestinezët mbajnë funeralin e 13 të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Gaza (fotot)

by admin
Spread the love

Qindra palestinezë mbanin trupat e 13 të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite mëngjesin e sotëm, mes të cilëve ishin disa fëmijë, në një përshkëllëzim të rëndë të konfliktit.

Autoritetet palestineze bënin apel ndërkombëtar për uljen e tensioneve nga Izraeli, por ky i fundit tha se kishte goditur për të vrarë tre liderë të grupit militant Xhihadi Islamik që vepronin nga Gaza.

Përveç liderëve militantë, u vranë dhe 12 njerëz të pafajshëm në sulmet ku u përfshinë rreth 40 avionë, sipas raportimeve.

Grupi Xhihadi Islamik tha se “do të hakmerret” për vdekjet ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi “armiqtë tanë” që të mos “ngatërrohen me ne”.

Sulmet ajrore goditën qytetin e populluar bregdetar për gati dy orë pas orës 2:00 të natës.

Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se katër fëmijë ishin mes të vrarëve, dhe se të paktën 20 njerëz janë plagosur.

Ushtria izraelite tha se “i vinte keq për viktimat civile por terroristët vepronin gjithmonë mes tyre për prodhimin e armatimeve”.