Pajtim Kasami shënon në fitoren e Baselit, vetëm 45 minuta për Zhegrovën – me këtë notë u vlerësua sulmuesi kosovar

by admin
Spread the love

Baseli zviceran ka fituar 3:0 ndaj Qarabagut, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës (niveli i tretë evropian).

Baseli e mposhti Qarabagun azerbajxhanas, për ta fituar grupin H.

Me fitore, Baseli renditet i pari me 14 pikë dhe avancon direkt në një të tetën e finales.

Pajtim Kasami shënoi golin e dytë për Baselin, në minutën e 62-të.

Pos Kasamit te Baseli startoi edhe Edon Zhegrova që u zëvendësua pas pjesës së parë.

Paraqitja e Kasamit u vlerësua me notën 8.0, një nga më të mirët në ndeshjen e sotme.

Kurse, i zëvendësuari në fillim të pjesës së dytë – Edon Zhegrova, u vlerësua me notën 6.4.

You may also like