Pagat e Prishtinës, Remzi Ejupi e ofron pjesën e vet për shlyerjen e borxheve, por jo edhe Rrahman Haradini

by admin
Spread the love

Skuadra e FC Prishtinës nuk ka stërvitur gjatë ditës së sotme për shkak se kanë ende paga të papaguara për këtë edicion.

Këtë e ka konfirmuar dhe drejtori i klubit, Artan Osmani për mediat vendore, i cili thotë se po punohet që ky problem të sanohet.

Front Online nga burime të sigurta merr vesh se Rrahman Haradini, i cili thirret si aksionari më i madh i klubit nuk po u përgjigjet kërkesa të futbollistëve ashtu siç po bënë Remzi Ejupi.

Mësohet se Ejupi e ka ofruar pjesën sa i takon për shlyerjen e pagave, por jo edhe Haradini.

Lojtarët i ka dhënë ultimatum klubit që nuk do të stërvitin derisa të paguhen pagat, por kanë shtuar se në ndeshje do të marrin pjesë për të mos e lënë klubin në gjendje edhe me të keqe që të paraqitet me juniorë.

Prishtina nuk ka arritur të tregojë atë që është pritur, pasi aktualisht zë vendin e gjashtë në renditje me vetëm 26 pikë.

Kryeqytetasit e nisën stinorin pranveror me një fitore në Kupën e Kosovës, ku mposhtën Drenicën në vazhdime me rezultat 2:1.

Në kampionat është tjetër histori. Dy barazime dhe dy humbje është bilanci i Prishtinë në vjeshtë, që e mban në kontakt me skuadrat e tjera që po luftojnë për mbijetesë.

Shpëtimi i Prishtinës, shihet Kupa e Kosovës, ku ata në çerekfinale do të përballen me Ballkanin.

You may also like