Pa u mbyllur Big Brother VIP 2, Sara Hoxha paralajmëron nisjen e edicionit të tretë: Ju lëmë takim…

by admin
Spread the love

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother VIP, producentja e këtij reality show, Sara Hoxha bën me dije për opinionin publik se Big Brother VIP do të nisë shumë shpejt. Në postimin e saj të shpërndarë në rrjete sociale, Sara falenderon të gjithë ekipin e Top Channel për punën e palodhur gjatë këtyre muajve.

Ajo shkruan se i gjithë ekipi i Top Channel i është mirënjohës 36 konkurrentëve që vendosën të hidhen në këtë anije me ata dhe nuk u larguan. “Edhe dy dite na ndajne nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe kurorezimit te fituesit. Ky sezon ka qene po aq sfidues sa dhe i jashtezakonshem!

Ekipi i Top Channel dhe unë personalisht do t’u jemi gjithmonë mirënjohës 36 njerëzve që u hodhën në këtë anije me ne dhe nuk u larguan kurrë, pavarësisht se sa i veshtire u bë deti. Megjithatë, u jam veçanërisht mirënjohëse qindra njerëzve që punuan pafund për t’u sjellë shqiptarëve një dritare hutimi nga realiteti i perditshem për mbi 4 muaj.

Shijoni finalen dhe Big Brother 3 ju le takim së shpejti. nderkohe Top Channel ju shoqeron me programacionin e pasur”, shkruan Sara në postimin e saj në rrjete sociale.

You may also like