Ovacione kundër Realit në stadium, Al-Khelaifi: Mbappe guri i themelit tonë!

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe është zyrtarizuar te PSG, pasi ka nënshkruar për tre vite të tjera. Real Madrid e kërkoi me ngulm, por në fund sulmuesi pranoi të rinovonte.

Kampioni i Botës me Francën në 2018 u zyrtarizua para ndeshjes me Metz, ndërkohë që tifozët nisën të thërrisnin në kor “Madrid k**va”.

Disa fjalë për rinovimin me PSG i ka thënë edhe presidenti Nasser Al-Khelaifi: “Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e PSG.

Mbappe tani bëhet guri i themelit të projektit të klubit për vitet në vijim, brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur. Do të nisim faqet më të bukura të historinë tonë”. / oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like