Osimhen me valixhe në duar, Napoli gjen pasardhësin e tij te Sassuolo

by admin
Spread the love

Ka patur një bisedë telefonike mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe administratorit të deleguar të Sassuolos, Giovanni Carnevali, por kësaj radhe tema e bisedës nuk ishte Hamed Junior Traorè, por Gianluca Scamacca.

Shumë klube angleze kërkojnë Victor Osimhen dhe presidenti i Napolit po mendon që të ketë gati zëvendësin e nigerianit, nëse vendos që ta shesë në merkaton e verës.

Napoli ka paguar rreth 70 milionë euro për Osimhen dhe nuk e lë të lirë për më pak se 100 milionë. Ndërsa Sassuolo e vlerëson yllin e saj 40-45 milionë, por Napoli duhet të mposhtë konkurrencën e Milanit, Interit dhe Newcastle. / Oversport.tv

You may also like