Opozita vijon protestat në Serbi, kërkohet lirimi i të arrestuarve – Shqip

by admin
Spread the love

Situata e tensionuar ka vijuar në rrugët e Beogradit ku opozitarët kanë kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve. Sipas opozitarëve të arrestuarit kanë kërkuar vetëm anulimin e rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i konsiderojnë të parregullta.

Trafiku në rrugët e kryeqytetit serb u bllokua plotësisht. Kandidati për kryetar bashkie Vladimir Obradoviç tha se ndaj të rinjve të arrestuar janë ushtruar tortura nga ana e policisë.

Opozitarët deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të përsëriten në një numër të caktuar qendrash votimi më datë 30 dhjetor, sepse përsëritja e votimit në ato zona nuk mund ta anulojë grabitjen e votave dhe as të korrigjojë padrejtësinë e ndodhur më 17 dhjetor.

Ata ritheksuan se po kërkojnë anulimin e të gjithë procesit zgjedhor të zhvilluar më 17 dhjetor, pasi është konstatuar nga raportet e vëzhguesve vendase dhe ndërkombëtare.

Ndërkaq ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Serbisë, Vida Petrović Škero, tha se protesta para bashkisë së Beogradit nuk përmban elemente të veprës penale të thirrjes për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues, për të cilin akuzohen përfaqësues të opozitës. Për të arrestuarit është marrë vendim për mbajtje ato për 48 orë.

Ata akuzohen konkretisht se udhëhoqën turmën e protestuesve që u përpoq të hynte në ndërtesën e bashkisë së Beogradit më 24 dhjetor, duke shkatërruar dyert duke gjuajtur drejt policëve me sende të forta dhe bërë thirrje për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.

Klan News

You may also like